Zgjedhjet për Kryetar të Bashkësisë së fshatit në Sferkë – Miftar Gashi kandidon për besimin e bashkëfshatarëve

Më 14 dhjetor 2024, shkolla fillore “Emin Duraku” në Sferkë do të shndërrohet në qendër të vendimmarrjes për komunitetin lokal të fshatit, shkruan Klina.info

Banorët e Sferkës do të kenë mundësinë të zgjedhin kryetarin e ri të bashkesisë së fshatit, një post kyç për zhvillimin dhe mirëqenien e përbashkët.

Një ndër kandidatët për këtë pozitë është Miftar Gashi, i cili me vizionin dhe përkushtimin e tij kërkon mbështetjen e bashkëfshatarëve për të drejtuar fshatin drejt progresit dhe unitetit.

Ky proces zgjedhor jo vetëm që është një moment i rëndësishëm për demokracinë lokale, por gjithashtu një mundësi për të dëgjuar zërin e qytetarëve dhe për të ndërtuar të ardhmen e Sferkës mbi bazat e bashkëpunimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm./Klina.info/