Sot ne ambientet e QKMF ” Nënë Tereza “ në Klinë u ba pranim-dorëzimi i detyrës se Drejtorit të QKMF-së.
Fjalimin e hapi Drejtori i deritashëm Dr Haxhi Ibishi i cili falënderoi punëtorët e QKMF -së për bashkpunimin ,Kryetrin e Komunës se Klinës Prof.Dr.Zenun Elezaj dhe poashtu falënderoi DSHMS ne krye me zt Agron Bacaj dhe Komunën e Klinës për bashkepunimin e deritashëm.
Ai tha se brezave te Komunës se Klinës po ju le nje Drejtor i cili ka qenë i përkushtuar në te gjitha sferat e shendetesise i cili poashtu eshte nje doktor shkence ne Mjekesi familjarë dhe nje Profesor i perkushtuar.
Drejtori i DSHMS zt Agron Bacaj tha se pas te gjitha procedurave te rekrutimit dhe zgjedhjes se tij ne i deshirojme suksese Drejtorit te ri ne punën e
Tij dhe ofroi mbeshtetje te fuqishmë ne te gjitha projektet qe do ti bejme për shendetesine e Klinës.
Ne fund mori fjalën Drejtori i ri Prof.Ass.Dr. Gazmend Bojaj i cili falënderoi Dr Haxhi ibishin për bashkepunimin mbi 2 vjeqar qe kishin ne menagjment si dhe premtoi se bashkëpunimi me
komunën e Klinës dhe
DSHMS-në dhe sukseset e deritashme do të vazhdojnë edhe ne të ardhmen duke u përkushtuar ne punë efikase, cilësi te sherbimeve dhe imazh i QKMF-së qe do jetë shembull për gjithë Kujdesin parësor shëndetesor në Kosovë.