Profesori universitar Shkelqim Millaku nga fshati Ujmirë i Klinës, sot i është̈ bashkuar radhëve të AAK-së.
Për këtë ka njoftuar kryetari i Klinës, njëkohësisht kryetar i degës së AAK-së në Klinë, Zenun Elezaj,
Elezaj ka thënë se Shkelqim Millaku i bashkohet AAK-së dhe do të jetë kandidat për deputet në rradhët e AAK-së së Klinës.
Postimi i tij:
Prof. Dr. Shkelqim Millaku i bashkohet AAK-së dhe do të jetë kandidat për deputet në rradhët e AAK-së së Klinës
Sot i kemi uruar mirëseardhje në familjen politike të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Prof. Dr. Shkelqim Millaku nga Ujmiri, i biri i dëshmorit Hazir Millaku.
Shkëlqimi është doktor i Shkencave Filologjike dhe ka një përvojë shkencore në gjuhësi dhe arsim, si hulumtues dhe ligjërues brenda dhe jashtë vendit.
Ai është botues i disa librave e punimeve shkencore si dhe është ligjërues në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Shkëlqimi do të jetë edhe pjesë e listës së AAK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit për Kuvendin e Kosovës.
Shkelqimit i uroj sukses dhe mirëseardhje në Aleancë.
Na priftë e mbara!