Një nga gjërat më interesante të balotazhit për Klinën në zgjedhjet lokale të vitit 2017-të ishte gatishmëria e dy kandidatëve për kryetar që të punësonin njëri tjetrin.
Atëkohë Sokol Bashota kishte shprehur gatishmërinë që ta merrte si këshilltar të tij Zenun Elezajn e AAK-së.
Të njëjtën deklaratë e kishte dhënë e Elezaj, mirëpo pasi kishin përfunduar zgjedhjet dhe fitues kishte dalë kandidati i AAK-së, Sokol Bashota nuk ishte ftuar që të jepte këshilla.
E në lidhje me këto deklarata i pari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj deklaroi se Sokol Bashota nuk kishte shkuar që të punonte si këshilltar.
“Jo po s`ka ardhë se e kisha punësu”, deklaroi Elezaj.
E pas kësaj përgjigje reagoj ish kryetari Bashota, i cili tha se nuk ishte ftuar asnjëherë që të ofronte këshilla.
“Unë pata premtu që kam me e marrë, po ska rendsi ky është dashtë që për çështje të caktume mem pyet ose me u këshillu për me e ndihmu, nuk më ka thirre kurrë për këto çështje pasi e kisha ndihmu në çdo moment”, tha Bashota.
Debati vazhdojë me temat e tjera për arsimin, shëndetësinë, tenderët dhe kulaqin për zyrtarët e AAK-së.
Të pranishëm në këtë debat janë edhe asamblistët Tush Dedaj, Mendehie Duraku dhe Esat Rraci.