Sot kryetari i Klinës, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku kanë diskutuar lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë, organizimin, metodologjinë si dhe obligimet ligjore mes palëve që ky proces të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.
“U dakorduam që bashkëpunimi do të jetë në nivelin e duhur për parapërgatitjen deri në fillimin e këtij procesi”, ka shkruar Elezaj në njoftimin në FB.