Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj njëherit kandidat për deputet në radhët e AAK – së, përmes një statusi në FB ka thënë se Aleanca ka programin më të mirë zgjedhor, i cili është hartuar nga ekspertë të fushave të ndryshme e janë bërë parallogaritë e nevojshme për ta realizuar plotësisht.
“Lista e kandidatët për deputet nga Aleanca është zgjedhja më e mirë për qytetarët më 9 shkurt.
Ne në Klinë tash e 7 vjet e kemi dëshmuar se Aleanca angazhohet për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve. Kemi dhënë shembull të duhur për secilin institucion se si duhet të qeveriset me transparencë, llogaridhënie e në koordinim me qytetarët” shkruan Elezaj.
Ai thotë se si rezultat i kësaj programi i Aleancës dhe koalicionit për Kosovën Fituese po merr përkrahje të madhe në Klinë.
“Gjatë kësaj jave, bashkë me kandidatët për deputetë Marqe Selmanaj dhe doktor Haxhi Ibishi, në Deiq, Budisalc, Leskoc e Gremnik kemi takuar qytetarë të shumtë, ku kemi shpalosur programin tonë.
Entuziazmi e besimi që kanë qytetarët te Aleanca na sigurojnë për një fitore të madhe më 9 shkurt”, shkruan Elezaj.
#AAK137
#Ramush Haradinaj1
#HaxhiIbishi85
#MarqeSelmanaj33
#ZenunElezaj17