Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka mbajtur takim me ministrin Liburn Aliu, ku nënshkruan marrëveshje për rregullimin e shtratit të lumit “Drini i Bardhë”
Ky është njoftimi i Elezajt:
Kisha kënaqësinë që sot të pres në takim ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Librun Aliu.
Me ministrin Aliu nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi për financimin e projektit për rregullimin e shtratit të lumit “Drini i Bardhë” në vlerë prej 60 mijë euro.
Po ashtu, biseduam edhe për nevojën e bashkëpunimit në projekte tjera në interes të qytetarëve, si ndërtimi i urës në fshatin Dugajevë.
Me theks të veçantë diskutuam edhe për ndërtimin e tranzitit, për çka bashkë me ministrin vizituam edhe trasenë e tranzitit dhe zonën rekreative sportive të qytetit.