Zenun Elezaj prezenton Agron Bacajn, kandidatin për deputet nga AAK në Klinë

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka prezentuar edhe një kandidat nga Klina që është në listë për t’u bërë deputet. Ai është Agron Bacaj, me numër 33. Postimi i kryetarit:

MSc. AGRON BACAJ KANDIDAT PËR DEPUTET NGA KLINA

Të nderuar qytetarë të Klinës, votues e simpatizantë të AAK-së,
Kam kënaqësinë që t`ju njoftoj se në listën për deputet nga radhët e AAK-së, do të jetë edhe Agron Bacaj.

Agroni, i cili është nga fshati Zajm, si një nga themeluesit e degës së AAK-së në Klinë, vazhdimisht ka dhënë një kontribut të madh si për Aleancën ashtu edhe për Klinën, duke qenë afër qytetarëve për përmbushjen e kërkesave e nevojave të tyre.

Klina, e ne si qytetarë të këtij qyteti të vogël, kemi nevojë prapë për Agronin që ai të na përfaqësojë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Agroni ka nevojë për besimin tonë, në mënyrë që ne të kemi një zë jo vetëm të fuqishëm, por edhe të dijshëm e të sinqerte në Kuvend, ku ai do të paraqes kërkesat e nevojat e të gjithë neve.

Agroni ka një bagazh profesional e politik mjaft të pasur, që ne na jep besim se vota jonë për të nuk do të jetë votë e humbur, por votë që siguron përfaqësim të dinjitetshëm të Klinës në institucionin më të rëndësishëm në vend, legjislativ.

Ai ka përfunduar studimet Master në drejtimin Menaxhment, ndërsa ka ndjekur edhe disa programe speciale për media e komunikim publik.
Ka qenë katër mandate anëtar i Kuvendit të Komunës së Klinës.
Po ashtu, ka mbajtur pozita udhëheqëse në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale si: Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun/Zëdhënës, Koordinator për zhvillimin e resurseve njerëzore dhe Zyrtar i lartë i burimeve njerëzore.
Tash është zëvendësministër në detyrë në Ministrinë e Brendshme dhe Administratës Publike.

Suksese, Agron.