Në Siqevë po vazhdon puna për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit dhe shtrimin e rrugëve fushore me zhavorr.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi kryetari i Klinës, Zenun Elezaj.
Ai ka bërë të ditur se ky projekt po realizohet me buxhetin komunal e i cili ka një vlerë prej 35 000 euro.
“Ky projekt po realizohet me qëllim të përmbushjes së kërkesave dhe nevojave të qytetarëve dhe i cili lehtëson qasjen e bujqve e fermerëve gjatë punës në bujqësi. Si çdo herë planifikimi dhe realizimi i projekteve pa dallime e në koordinim me qytetarët është dhe mbetet një nga parimet tona si qeverisje komunale. Me investime të tilla do të vazhdojmë edhe në fshatra tjera”, ka shkruar Elezaj.