Zenun Elezaj njofton se ka nisur faza e dytë e ndërtimit të Stacionit të Autobusëve

FILLON FAZA E DYTË E NDËRTIMIT TË STACIONIT TË AUTOBUSËVE

Kryetari i Klinës përmes një postimi ka njoftuar se ka nisur faza e dytë e ndërtimit të Stacionit të Autobusëve.

Ky është njoftimi i plotë:

Bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, sot kemi inspektuar punimet e fazës së dytë të projektit për ndërtimin e stacionit të autobusëve në Klinë, një premtim i yni që tashmë është përmbushur.

Në këtë fazë të projektit, e cila ka një vlerë prej afër 85 mijë euro, do të bëhet vendosja e konstruksionit të kulmit për mbulimin e peronave të autobusëve dhe punime tjera të nevojshme për kompletimin e këtij projekti aq të nevojshëm për qytetarët e Klinës.