Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj përmes një postimi në faqen zyrtare FB ka njoftuar se është rritur numri i bursave komunale për studentë.
Ky është njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftoj se kemi përmbushur premtimin tonë për ndarjen e bursave, duke e rritur numrin e tyre në 80. Ky është një hap i rëndësishëm, veçanërisht për studentët tanë, të cilët përfitojnë nga kjo mundësi për të angazhuar dhe zhvilluar potencialin e tyre.
Ne besojmë se investimi në rininë tonë është investim në të ardhmen e komunës. Angazhimi ynë për zhvillimin e mundësive për studentë do të vazhdojë, duke siguruar mbështetje dhe mundësi për çdo individ.
Faleminderit për besimin tuaj!