Zenun Elezaj një ditë para heshtjes zgjedhore: Të dielën mbrëma bashkë me qytetarët do ta festojmë fitoren!

Sonte po përfundon fushata zgjedhore për Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen këtë të diele.

Kryetari i Klinës, i cili synon dhe një mandat, Zenun Elezaj ka publikuar një status në FB.

Ai ka thënë se rezultati i zgjedhjeve do të përcaktojë shumë gjëra për katër vitet e ardhshme në Klinë.

Ky është postimi:

Gjatë kësaj kohe kam vizituar secilin fshat e vendbanim, ku kam takuar qytetarë të moshave e profesioneve të ndryshme, ku kemi bashkëbiseduar për shumë tema e kërkesa, plane e projekte konkrete.

Jam vërtetë i lumtur për mbështetjen e madhe që kam marrë, si në qytet ashtu edhe në secilin fshat. Rezultati i 17 tetorit e ka dëshmuar se si rezultat i punës së mirë, trajtimit të barabartë të qytetarëve, realizimin e projekteve në secilin vendbanim e duke mos bërë anime partiake, kemi thyer çdo bastion e kemi marrë mbështetje masive në çdo vend.
Ne kemi hyrë në raundin e dytë të zgjedhjeve me një epërsi mbi 2600 vota dhe, falë besimit tuaj, jemi të bindur se të dielën mbrëma ky rezultat veçse do të jetë edhe më i thellë e fitorja jonë do të jetë bindëse.

Sonte po e përmbyllim fushatën zgjedhore. E shtuna le të jetë heshtje zgjedhore e ditë reflektimi për qytetarët, që të vlerësojnë qeverisjen tonë e të mëhershmet, në mënyrë që të dielën të bëjnë zgjedhjen e duhur dhe të votojnë për numrin 121.
Gjithsesi, të dielën mbrëma, ne, bashkë më gjithë qytetarët e Klinës do të festojmë fitoren!

#VazhdojmëBashkë+4
#PërKlinënqëduam