FILLOJNË PUNIMET PËR NDËRTIMIN E STACIONIT TË AUTOBUSËVE NË KLINË
Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e kësaj komune.
Ai ka bërë të ditur se Klina po bëhet me stacion të autobusëve.
Ky është njoftimi i plotë i Zenunajt:
Projekti i pritur për një kohë të gjatë nga qytetarët, po fillon të realizohet. Klina po bëhet me stacion të autobusëve e premtimi ynë po përmbushet.
Sot, bashkë me bashkëpunëtorë, kam përcjellur nga afër punimet për ndërtimin e stacionit të autobusëve në Klinë, që do të ndërtohet në ish-lokacionin e tregut të gjelbër.
Për realizimin e këtij projekti buxheti ishte ndarë më herët, por për shkak të miratimit të hartave zonale është vonuar edhe fillimi i ndërtimit.