Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj bashkë me kryesuesin e kuvendit, Fadil Gashi, bashkëpunëtorë të komunës, deputetin Mefail Bajqinovci, komandantin e stacionit të Policisë në Klinë, Ragip Bytyqi, përfaqësues të OVL-UÇK-së dega në Klinë, mixha Halil Krasniqi, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, kanë bërë homazhe dhe kemi vendosur kurora lulesh pranë pllakës përkujtimore të dëshmorit të kombit, Ilir Merturi, në 25 vjetorin e rënies heroike të tij.
“Homazhe kemi bërë edhe në kompleksin memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë, ku kemi vendosur kurora lulesh pranë varreve të dëshmorëve të kombit Vesel Avdyli dhe Naim Gashi, të cilët ranë heroikisht duke luftuar kundër forcave okupuese serbe.
Jemi gjithmonë mirënjohës ndaj veprave heroike e sakrificës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit.
Gjaku i tyre është themel i lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Lavdi!”, shkruan Elezaj në FB.