Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj bashkë me drejtorin e Inspektoratit, Faruk Smajli, sot kanë vizituar fshatin Poterq, ku kanë parë nga afër punimet për rregullimin e trotuarit dhe vendosjen e ndriçimit publik, projekt ky me një rëndësi të madhe dhe që rritë sigurinë në komunikacion.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari Elezaj në një postim në FB ku shkruan:
Në kuadër të këtij projekti për ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore në Poterq, Dugajevë dhe Drenoc do të bëhet:
Asfaltimi 1000 metra rrugë
Shtrirja e 750 metra të rrjetit të kanalizimit,
Ndërtimi i 1100 metra të trotuarit,
Shtrirja e 1100 metra të rrjetit të ndriçimit????publik,
Ndërtimi i 335 metra të murit mbrojtës.