Sot bëhen 22 vite nga masakra e Poterqit të Epërm, ku barbarët serb vranë e masakruan shqiptarë të pambrojtur e të pafajshëm.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka shkruar një postim në FB.
“Me qëllim të spastrimit etnik, regjimi serb kreu masakra e bëri krime jonjerëzore në Kosovë, kurse kryesit e këtyre krimeve ende nuk janë dënuar nga drejtësia. Kjo na bënë edhe më të madhe dhimbjen.
Nderimi dhe përkujtimi i dëshmorëve, martirëve dhe të rënëve për lirinë e vendit është obligim i yni moral e institucional.
Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, ka shkruar ai.