Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka vlerësuar lartë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në komunën e tij dhe në mbarë Kosovën. Përmes një deklarate, ai theksoi se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë shembullore dhe pa asnjë incident, duke e bërë Klinën dhe Kosovën një model për rajonin në organizimin e zgjedhjeve dhe nivelin e demokracisë.
Elezaj falënderoi komisionarët, vëzhguesit dhe qytetarët për kulturën e lartë qytetare dhe korrektësinë e treguar gjatë procesit. Ai shprehu mirënjohje për strukturat dhe aktivistët e Aleancës për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, si dhe për qytetarët që i besuan dhe e mbështetën.
Në fund, ai uroi të gjitha subjektet politike për rezultatet e arritura, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të ardhmen e komunës dhe vendit.
Statusi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë të Klinës,
Mbrëmë, në mënyrë shembullore e pa asnjë incident, përfundojë procesi zgjedhor.
Është shumë e rëndësishme që Klina e Kosova janë bërë shembulli më i mirë në rajon për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve dhe nivelin e demokracisë së treguar.
I përgëzoj të gjithë komisionarët, vëzhguesit e qytetarët për kulturën e lartë qytetare të treguar dhe korrektësinë gjatë procesit zgjedhor.
I falënderoj të gjithë strukturat e aktivistët e Aleancës për angazhimin e përkushtimin dhe qytetarët për besimin dhe mbështetjen!
Të gjitha subjekteve politike ju uroj për rezultatet e arritura!
ZE