Sot, kryetari i Klinës, Zenun Elezaj bashkë me ministrin e MAPL Elbert Krasniqi, kanë nënshkruar marrëveshjen në kuadër të programit për mbështetje infrastrukturore për komunitete, ku kanë siguruar investime për asfaltimin e rrugëve dhe shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në fshatrat Dresnik dhe Shtupel.
“Vlera e investimeve është 60 mijë euro, ndërsa projekti është bashkëfinancim në mes të MAPL-së dhe komunës së Klinës.
Ky është vetëm një nga projektet e shumta që do të realizojmë këtë vit në të gjitha fshatrat dhe vendbanimet e Klinës, duke synuar që t’i përmbushim premtimet tona e kërkesat e qytetarëve”, shkruan Elezaj në njoftimin në FB.