Zenun Elezaj i pandalshëm, çdo ditë pranë qytetarëve: Më 9 shkurt, zgjidhja e duhur është numri 137

Kryetari i Klinës Zenun Elezaj, njëherit kandidat për deputet në radhët e AAK-së po vazhdon fuqishëm fushatën.

Elzaj bashkë me kandidatët për deputetë nga Klina, doktor Haxhi Ibishi dhe Marqe Selmanaj, dhe kandidatë të tjerë për deputetë çdo ditë po takojnë qytetarë të shumtë.

“Javën që po e lëmë pas e kemi nisur me takimin me banorët e Ujmirit, Siqevës e Shtaricës, kemi vazhduar në Gjurgjevik të Madh, Sferkë, Zajm, në Përçevë në konakun e Beg Gashit, me banorët e Rixhevës e Stapanicës jemi takuar në oden e Ram Pantinës e po e përmbyllim sonte në tubimin në Poterq. Në këto takime të ndara kemi shpalosur programin e Aleancës për Kosovën Fituese, për një vend të sigurt e të anëtarësuar në NATO, zhvillim ekonomik e mundësi të barabarta për të gjithë”, shkruan Elezaj në një postim në FB.

Elezaj tutje thotë se këto zgjedhje janë zgjidhja e duhur është programi për Kosovën Fituese.

“Më 9 shkurt zgjidhja e duhur për qytetarët është numri 137, ndërsa për qytetarët e Klinës numrat 1, 17, 33 dhe 85”, shkruan në fund ai.

#AAK137
#RamushHaradinaj1
#ZenunElezaj17