Kryetari i Komunës së Klinë, njëherit kandidati për deputet në listën e AAK -së, Zenun Elezaj, përmes një postimi në FB ka kujtuar veteranët dhe kontributin e tyre në Ditën e Veteranit!
Ky është postimi i plotë i Elezajt:
URIME DITA E VETERANIT!
Shumë të respektuar veteranë të luftës,
Kontributin, angazhimin e sakrificën tuaj për lirinë e vendit e kujtojmë dhe nderojmë çdo ditë. Për atdhedashurinë e trimërinë tuaj u flasim gjeneratave të reja, për t`ju treguar se liria që sot e gëzojmë ka ardhë si rezultat i sakrificës tuaj.
Veteranët e luftës kanë dëshmuar se për ta më e rëndësishme ka qenë lufta për çlirimin e trojeve shqiptare se vet jeta e tyre.
Sot, të gjithë luftëtarëve të lirisë që luftën e shenjtë për liri e filluan pa e ditur epilogun individual, ju uroj Ditën e Veteranit!
Falënderues e mirënjohës përjetë̈ ndaj luftëtarëve të lirisë̈, veteranëve të luftës!
Lavdi përjetë dëshmorëve të kombit!