Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Lahi Brahimaj, ka ndarë momente nga një takim i hershëm mëngjesi me kryetarin e komunës së Klinës, Zenun Elezaj, Klina.info.
Në një atmosferë të thjeshtë e miqësore, Brahimaj dhe Elezaj diskutuan për projekte dhe ide për të ardhmen e Klinës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin e komunës.
“Mëngjesi i hershëm është koha më e mirë për biseda dhe planifikime. Shpeshherë, në thjeshtësinë e një kafeje, lindin ide të mëdha,” tha Brahimaj, duke vlerësuar përkushtimin e Elezajt për qytetarët e Klinës.
Kandidati i AAK-së vazhdon fushatën e tij me mesazhin e qartë për bashkëpunim dhe zhvillim për qytetarët e Kosovës.