Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me kryesuesin e kuvendit, z. Fadil Gashin, dhe drejtorë të komunës, ka vizituar organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Klinë.
“Me përfaqësuesit e këtyre organizatave kemi diskutuar për problemet, sfidat e kërkesat me të cilat ata përballen dhe për mundësitë e bashkëpunimit si për organizime të ndryshme tradicionale ashtu edhe për të shtuar kujdesin ndaj familjarëve të luftëtarëve të lirisë.
Theksova se kontributi e sakrifica e luftëtarëve të UÇK-së, dëshmorëve, invalidëve e veteranëve të luftës, është shumë i çmueshëm dhe përcaktues për lirinë e Kosovës.
Gjatë takimit u theksua se bashkëpunimi ndërmjet komunës dhe organizatave është vërtetë i mirë dhe do të vazhdojmë të kemi një bashkëpunim të tillë edhe në të ardhmen”, ka shkruar Elezaj në njoftimin e tij në FB.