Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj përmes një postimi në FB ka bërë të ditur se janë dhënë 70 mijë euro subvencione për bujqit, 100 sera e 50 makina mjelëse shpërndahen për 150 përfitues.
Ky është postimi i plotë:
Rritja e investimeve komunale në bujqësi, në gjysmë milioni euro për katër vite vetëm për subvencione, është një premtim i imi elektoral i cili tashmë po fillon të realizohet.
Në vazhdën e investimeve në sektorin e bujqësisë, sot kemi bërë shpërndarjen e serave për 100 përfitues dhe makinave mjelëse për 50 përfitues, projekt ky që kushton mbi 70 mijë euro, por që krijon mundësi të mira për ekonomitë familjare.
Sektori i bujqësisë është bazament i zhvillimit ekonomik, prandaj ne do të vazhdojmë t`i rrisim investimet në bujqësi, si në rritjen e subvencionimit ashtu edhe në projekte të nevojshme për bujqit.