Zenun Elezaj: 70 motokultivatorë për 70 përfitues nga komuna e Klinës

Komuna e Klinës ka shpërndarë 70 motokultivatorë për 70 bujq, në kuadër të subvencioneve të dedikuara për mbështetjen e bujqësisë.

Një nga përfituesit e kësaj ndihme është edhe ambientalisti i njohur Ragip Kryeziu, i cili me punën e tij vullnetare përkujdeset për ambientin dhe shërben si shembull për komunitetin.

Gjatë këtij mandati, me buxhetin komunal janë ndihmuar mbi 700 bujq përmes subvencioneve të ndryshme, përfshirë mekanizmat bujqësorë.

Komuna e Klinës synon të vazhdojë me projekte të reja për mbështetjen e bujqësisë edhe gjatë këtij viti, duke marrë parasysh nevojat dhe kërkesat e fermerëve.