Nën drejtimin e Kryetarit të Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, shtabi emergjent sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është diskutuar lidhur me situatën me virusin COVID-19 dhe rrezikun e përhapjes.
Gjatë takimit drejtori i QKMF-së në Klinë, dr. Haxhi Ibishi, njoftoi se në Klinë janë konfirmuar 5 raste të reja të të infektuarve me virus.
Gjatë kësaj mbledhje u diskutua edhe për kapacitetet e institucioneve lokale dhe rritjen e gatishmërisë dhe kapaciteteve të QKMF-së, duke parë mundësinë e përhapjes së virusit.
Kryetari Elezaj theksoi se qytetarët duhet të rrisin kujdesin dhe të respektojnë vendimet në fuqi të institucioneve si dhe udhëzimet e ekspertëve shëndetësor.
Elezaj apelon qytetarët që të vazhdojnë të marrin vaksinat kundër virusit, sepse rreziku i përhapjes është ende prezent.