Ministri në detyrë i Shëndetësisë, dhe njëherësh anëtari i LDK-së, Armend Zemaj, ishte pjesë e një tubimi të LDK-së në Turjakë të Malishevës.
“Mikpritje e përzemërt, njëherësh i nderuar nga pritja e sinqertë dhe vëllazërore nga qytetarët dhe veprimtarët e devotshëm të LDK- së së Turjakës të Malishevës”, ka shkruar ai.
“Ruajtja e shëndetit dhe avancimi i shërbimeve shëndetësore me vlerësimin pozitiv nga qytetarët, na bën që t’i shtojmë punët dhe përkushtimin në të mirë të mirëqenies shëndetësore të tyre si dhe shëndetësisë në shtetin tonë”, shtoi ai tutje.
“Respekt për mikpritjen. Suksese e na priftë e mbara. Ua kthefsha me të mirë”, përfundoi.