Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka lutur nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit që të kenë kujdes sa më shumë dhe të respektojnë rregullat dhe rekomandimet anti-covid.
Sepse vetëm kështu, Zemaj thotë se ata do të kenë mundësi që të vazhdojnë mësimin në bankat shkollore.
“Nxënës të dashur, mësimi online nuk e zëvendëson mësimin në bankën e shkollës, as mësuesen e mësuesin, as shoqet dhe shokët e shkollës’’, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.
Në të kundërtën, ai paralajmëroi se mungesa e kujdesit mund ta sjellë vendimin për mbajtjen e mësimit nga shtëpia.