Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë duke kryer kontrolle nëpër kafiteri të kryeqytetit në këto orë të vona për të monitoruar respektimin e masave anticovid.
Pas numrit të rritjes të të infektuave Policia e Kosovës dhe Inspektorati nënurdhërin e Zemaj janë mobilizuar për të kryer kontrolle dhe inspektime më të shpeshta.
Kështu ndodhi edhe sonte te “Kafet e Rakisë” në shesh ku u shopërndajtën dhjetra të rinjë që ishin duke u argëtuar.
Ky veprim erdhi si pasojë e mosmbajtjes së distancës dhe mos respektimin e numrit të kufizuar brenda një hapësire./