Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Uashington, ku pritet të nënshkruajë një marrëveshje të rëndësishme për mineralet me presidentin amerikan, Donald Trump.
Nuk dihen ende të gjitha detajet kryesore të marrëveshjes që Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky do të nënshkruajnë sot.
Kryeministri ukrainas Denis Shmyhal tha dje se marrëveshja paraprake parashikon krijimin e një “fondi investimi” për rindërtimin e Ukrainës.
Fondi do të menaxhohet bashkërisht nga Kievi dhe Uashingtoni “në kushte të barabarta”, ku Ukraina do të investojë 50% të të ardhurave të ardhshme nga burimet minerale të shtetit, nafta dhe gazi në të, dhe fondet më pas do të përdoren për projekte brenda vendit.
Zelensky konfirmoi ekzistencën e fondit, por i tha BBC-së se ishte “shumë herët për të folur për para”.