Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një dekret duke deklaruar zyrtarisht perspektivën e çdo bisedimi me Putinin “të pamundur”, shkruan The Guardian.
Dekreti zyrtarizoi komentet e bëra nga Zelenskiy të premten pasi presidenti rus shpalli katër rajone të pushtuara të Ukrainës si pjesë e Rusisë.
“Ai [Putini] nuk e di se çfarë janë dinjiteti dhe ndershmëria. Prandaj, ne jemi gati për një dialog me Rusinë, por me një president tjetër të Rusisë”, tha Zelensky të premten.
Klauzola një e dekretit, e cila u përgatit nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës më 30 shtator, thotë “[Ukraina vendosi] të deklarojë pamundësinë e zhvillimit të negociatave me presidentin e Federatës Ruse Vladimir Putin”.