Edmond Zefi një djalosh i talentuar me një kualitet të posaçëm më 29.2.2020 në Glattbrugg të Zvicrës do të zhvilloj ndeshjen e tij të katërt në boksin profesionist, kurse kundërshtar do ta ketë Cedric Kassong, një boksier me përvojë i cili me prejardhje dominikane por që jeton dhe vepron në Zvicër. Për këtë përballje mjaft interesante, duhet edhe përgatitje maksimale, andaj Zefi gjatë fundjavës ka zhvilluar një minipërgatitje në Zvicër, tek menaxheri dhe trajneri i njohur shqiptar, Muharrem Gjocaj.
Ky i fundit për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” thotë se Edmondi ka ambicie shumë të madhe në jetë andaj vetëm me punë profesionale mund ti arrij qëllimit.
“Zefi është një talent i ri që po ecën drejt hapave të suksesit në boksin profesionist. Ai ka ambicie shumë të mëdha dhe synimi është të bëhet kampion i ardhshëm. Meqenëse ky djalosh jeton dhe vepron tani në Çeki e kam ftuar të zhvilloj në Zvicër një minipërgatije ku përveç aspektit tekniko taktik kemi zhvilluar edhe disa sparingje që të them të drejtën Edmoni i ka kalu me sukses. Ai është në fomë të jashtëzakonshme dhe i përgatitur si fizikisht ashtu edhe psiqikisht për këtë ndeshje. Neve do vazhdojmë ta përkrahim deri në maksimum sepse një talent i till meriton që të arrij në majat e suksesit”, tha Gjocaj.