Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, është ngjitur në një nga majat e Everestit.
Hashani është ngjitur në një lartësi prej 5 mijë e 364 metrash.
Ai tha se këtë ua ka kushtuar kolegëve të rënë në detyrë.
“Me krenari dhe pietet të lartë, ngjitjen në majën Everest BC, në lartësi 5364 m, ua kushtoj kolegëve të rënë në detyrë, si Lazim Rexhepi, Enver Zymeri dhe të gjithë të tjerëve”.
Maja më e lartë e malit Everest është e lartë 8 mijë e 848 metra.