Në Kuvendin e Kosovës u zhvillua seanca solemne me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Të pranishëm në këtë seancë ishin deputetët, udhëheqësit shtetërorë, përfaqësues të familjes Jashari, familjes Rugova e të ftuar të tjerë ndërkombëtarë e vendorë.
Por deputetët e PDK-së ndërmorën një vendim për të vendosur flamurin e UÇK-së në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Siç duket ky veprim i deputetes Ganimete Musliu dhe Evgjeni Thaçi-Dragusha u bë me porosi të tjetër kujt.
Është pikërisht nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj i cili tha se ky veprim ishte porosi nga ta.
“Ishte porosi nga OVL-UÇK !
Si reagim ndajë Vjosa Osmanit, për mos thirrjen tonë në seancën solemne !”, shkroi Haradinaj./