Para pak minutave një hetues i Krimeve Ekonomike është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.
KALLXO.com mëson se hetuesi është Lutfi Mengjiqi, edhe ky zyrtar i lartë në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.
Lajmin për arrestimin e Mengjiqit e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
“Po është arrestuar edhe personi që po e përmendni”, tha Qalaj shkurt për KALLXO.com.
KALLXO.com vazhdimisht po raporton për arrestimet të cilat po bëhen nga ana e Inspektoratit Policor të Kosovës.
Një hetues i lartë i Krimeve Ekonomike është arrestuar disa orë më parë.
Lavdim Osmani dyshohet se është kapur në flagrancë derisa po merrte ryshfet.