Në Bokshiq të Klinës, sot u zbulua pllaka e UÇK-së, për veteranin dhe atdhetarin, Haxhi Sutë Fazliaj,Shkruna Klina.info.
Të pranishëm në këtë organizim ishin Sokol Bashota, Hisni Shabani, Xhavit Jashari, Halil Krasniqi babai i Mujë Krasniqit, e shumë miq, bashkëlufëtarë e qytetarë nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Në këtë ngjarje u fol edhe për kontributin, jetë dhe veprën e Haxhi Sutë Fazliajt në 5 vjetorin e vdekjes së tij.
Profesori Kekë Kekaj, me këtë rast tha se Haxhiu gjatë gjithë jetës së tij u shqua si punëtor dhe njeri bamirës në të gjithë rrethinën.
“Për të folur për veprimtarinë e Haxhiut na duhet një kohë e gjatë, por s’mundem pa e përmend dashurinë për Kosovën dhe atdhedashurisë. Duke qenë shpesh halë në sy kështu për armikun serb, ku edhe e rrahën e torturuan. Më pas ai u rreshtua edhe përkrah luftëtarëve të UÇK-së. Duke mos u larguar asnjëherë nga fshati i tij, ku edhe u plagos.
Përfundimi i luftës e gjen të lodhur, por të mbushur shpirtërisht”, u shpreh ndër të tjera ai.
Ndërsa, Kududi Lama, gjeneral nga Shqipëria, tha se të ndodhesh në ditë të tilla përkujtimesh, është vlerë e shtuar për neve që jemi këtu.
“Sot jemi mbledhur të përkujtojmë Haxhi Fazlinë për veprën e tij, qëndrueshminë, jo për atë që luftoi vet, por mësoi dhe pasardhësit e tij, ashtu si djemtë e tjerë të tij që kanë luftuar në vijën e frontit. Ku njëri nga ta edhe ra dëshmor, e tjetri u plagos.
Kjo bënë të kthen kahjen e zhvillimit kombëtar, për t’i dhënë vlerë vendit e të ardhmes sonë”, tha ai./Klina.info/