Në njëvjetorin e vdekjes tragjike, sot në Jashanicë të Klinës, në vendin e aksidentit, është zbuluar Lapidari përkujtimor i Flordian Enver Shabajt – Kadet Policor.
I ndjeri Flordian Shabaj ishte aksidentuar mëngjesin e hershëm të 21 Nëntorit 2022 derisa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij drejt vendit të punës përgatitore për tu bërë polic i ardhshëm i Kosovës.
Në zbullimin e lapidarit kanë marë pjesë qndra qytetarë nga të gjtiha anët e vendit, përfaqësues institucional e politik lokal, përfaqësues fetarë, miq e dashmirë të cilët i janë bashkuar dhembjes dhe emocioneve preke të familjes Shabaj nga Nabërgjani i Pejës.
Për këtë rast Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritur aktakuzë kundër dy personave, babë e bir, Arton e Nezir Duraku 21 e 55 vjeçar, të cilët nga nëntori ndodhen burg.
Sipas prokurorisë, në ditën kritike 21 vjeçari po drejtonte kamionin pa patentë shofer i cili ishte pa regjistrim dhe jo i rregullt teknikisht si dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës e tejkalon atë nga 50km/h sa ishte e lejuar, në mbi 90km/h. Në kamion në cilësinë e pasagjerit ishte edhe babai i tij, i cili sipas prokurorisë pas aksidentit kishte dalë nga kamioni së bashku me të birin duke iu afruar viktimës por “nuk i ofrojnë ndihmë dhe largohen nga vendi i ngjarjes, gjersa viktima ndërron jetë”