Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin kundër trafikimit të armëve të ndërmarrë nga Policia e Shqipërisë në Tiranë.
Personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Transportuesi” janë shtetasit kosovarë: Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi, Muhamed Krasniqi.
Siç raporton portali Ora News, të arrestuarit janë Blerim dhe Muhamed Krasniqi, janë kushërinj me njëri tjetrin. Ata, dyshohet se kishin detyrën për të gjetur klientë.
Ndërsa, Edonis Thaçi dhe Benjami Shala i ndihmonin për transportin e tyre.