Dy skuadra nga Superliga dhe dy nga Liga e Parë luftojnë për ta fituar trofeun e Kupës së Kosovës për edicionin 2020/21.
Është hera e parë pas një kohë të gjatë që ndodhë një gjë e tillë.
Ekipet që kanë mbetur në garë për Kupën e Kosovës janë Prishtina, Llapi, Dukagjini dhe Istogu.
Shorti i gjysmëfinales pritet të hidhet të martën më 23 mars brenda hapsirave të stadiumit “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 12:00.
Në gjysmëfinale zhvillohen dy ndeshje (vajtje-ardhje), dhe ato do të zhvillohen në muajin prill.
Shorti nuk është i dirigjuar dhe secila skuadër mund të ndeshet me secilën skuadër.