Zbulohet kundërshtari i Shqipërisë në miqësore para ndeshjeve të Euro 2024

Federata e Futbollit të Shqipërisë ka zyrtarizuar një miqësore para ndeshjeve të Euro 2024.

“Kuqezinjtë” do të udhëtojnë në Stokholm për ndeshje kundër Suedisë.

Kjo miqësore do të zhvillohet gjatë muajit mars, saktësisht më 25 dhe luhet në “Friends Arena”.

Kujtojmë që Shqipëria do të marr pjesë në Kampionatin Europian që zhvillohet nga muaji qershor i këtij viti në Gjermani dhe në grup do ta ketë: Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

https://x.com/FSHForg/status/1750840062537793685?s=20