Një ngjarje tragjike që përfundoi me vrasje ka tronditur Vranjevcin sonte. Për motive akoma të panjohura, një grua ka ekzekutuar vëllain e bashkëshortit – kunatin e saj, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka zbuluar ekskluzivisht se i vrarë ka mbetur Xhevdet Millaku, rreth 60 vjeçar.
Siç mëson Gazeta Sinjali ekskluzivisht gruaja e dyshuar për vrasjen është Nazmije Millaku, rreth 55 vjeçe.
E dyshuara tashmë është arrestuar, ndërsa vendi ku ndodhi krimi është rrethuar me shirita
Trupi i pajetë pritet të tërhiqet për t’u dërguar në obduksion.
Akoma s’dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ky rast i rëndë.