Meçi i shekullit mes Anthony Joshua dhe Tyson Furyt shumë afër finalizimit.
Ashtu siç thotë promotori i njohur, Eddie Hearn – tani po punohet edhe për gjetjen e lokacionit, transmeton IndeksOnline
Hearn thotë se një mundësi është edhe Arabia Saudite.
'I'd love to find an excuse to do it in the UK'
Eddie Hearn refuses to rule out Wembley as a venue for Anthony Joshua vs Tyson Fury https://t.co/gmUGD9QzbP
— MailOnline Sport (@MailSport) March 25, 2021
Në Diriyah Arena në Arabi Saudite, ishte zhvilluar meçi Joshua – Andy Ruiz Jr dhe sipas promotorit britanik të gjithë ishin ndarë të kënaqur.
“Lufta do të ndodhë dhe do të jetë e padiskutueshme. Jemi të etur për ta siguruar këtë luftë. Ne patëm përvojë të shkëlqyeshme atje (në Arabi) në dhjetor të vitit 2019. Në qershor dhe korrik, në Lindjen e Mesme është shumë nxehtë. Kështu ne duam t’i bëjmë dy meçe gjatë këtij viti”, ka thënë Hearn.
Hearn thotë se ky meç ka mundësi të zhvillohet edhe në Wembley të Anglisë.