Kosova renditet në vendin e 87-të sa i përket pasaportave më të fuqishme ku qytetarët mund të kenë qasje pa viza apo viza me kërkesë. Zotëruesit e pasaportës së Kosovës kanë të hapura 56 destinacione, por që vetëm në mund të hyjnë pa viza kurse në 41 u duhet ta bëjnë kërkesë paraprake.
Indeksi i pasaportave të “Arton Capital” merr në konsideratë pasaportat e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjashtë të tjerave – Kosova, Tajvan, Macau, Hong Kong, Territori Palestinez dhe Vatikani.
Renditja Globale e Pasaportave të Artonit 2023 i vendos Emiratet e Bashkuara Arabe në vendin e parë, me një rezultat pa viza prej 181 destinacione.
Sa i përket vendit të dytë, atë e mbajnë 11 vende, shumica e të cilave janë në Evropë: Gjermania, Suedia, Finlanda, Luksemburgu, Spanja, Franca, Italia, Holanda, Austria, Zvicra dhe Koreja e Jugut.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe janë në numrin 3, së bashku me Danimarkën, Belgjikën, Portugalinë, Norvegjinë, Poloninë, Irlandën dhe Zelandën e Re.
Kurse, tri pasaporta aziatike u ofrojnë mbajtësve të tyre liri më të madhe të udhëtimit në botë se ato të çdo vendi tjetër, sipas një raporti të publikuar nga firma tjetër “Henley & Partners”.
Qytetarët japonezë gëzojnë qasje pa viza në një rekord prej 193 destinacionesh në mbarë botën, pak përpara Singaporit dhe Koresë së Jugut, qytetarët e të cilëve mund të vizitojnë lirisht 192.
Dhe tani që Azia po hapet pas COVID-it, qytetarët e saj kanë më shumë gjasa ta përdorin përsëri atë liri udhëtimi.
Udhëtimi global tani është në rreth 75% të niveleve para pandemisë, sipas publikimit të fundit nga Henley Passport Index, i cili bazohet në të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).
Nën tre vendet e para aziatike, një numër i madh vendesh evropiane qëndrojnë pranë majës së renditjes. Gjermania dhe Spanja janë të lidhura në 190 destinacione, të ndjekura nga Finlanda, Italia dhe Luksemburgu me 189.
Më pas janë Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia të gjitha në vendin e pestë, ndërsa Franca, Irlanda, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar janë në vendin e 6-të.
Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara shfaqen në numrin 7, krahas Belgjikës, Norvegjisë, Zvicrës dhe Republikës Çeke.
Shtetasit afganë ulen sërish në fund të indeksit dhe mund të hyjnë në vetëm 27 vende pa kërkuar vizë paraprakisht.