Nuk janë të rralla rastet qytetarët në fshatra e qytete zbulojnë bimë të kanabisit të mbira në pjesë të ndryshme, për çka detyrohen ta njoftojnë Policinë. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në fshatin Shushicë të Istogut,
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se në rrugën “Sejdi Sadiku” në këtë fshat, një qytetar ka gjetur plot bimë të kanabisit, të cilët sipas informacioneve të para nuk janë kultivuara por janë mbirë.
Qytetarit që gjeti bimët ka denoncuar menjëherë rastin dhe si rezultat një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes.
Hetuesit rajonalë bashkë kanë identifikuar mbi 500 bimë të tilla që u gjetën në atë lokacion, të cilat më pas janë shkatërruar.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.