Katër plantacione të mbjellura me bimë narkotike, janë zbuluar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga policia. Plantacionet ndodhen në afërsi të kurifit Kosovë-Shqipëri, përkatësisht afër Kosohares.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se policia akoma nuk ka arritur t’i identifikojë personat të cilët dyshohet se janë të përfshirë në mbjelljen dhe kultivimin e bimëve narkotike, por dyshohet se këta persona mund të jenë nga Shqipëria.
Mësohet se vendi ku ndodhen këto plantacione është një terren mjaftë i vështirë, gjë që përjashton mundësinë që kultivuesit të jenë nga Kosova.
Për këtë rast pritet të raportojnë edhe mediat e tjera nga vendi i ngjarjes.
Pas pak detaje të reja nga ky rast…