Rezervari i furnizimit me naftë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë është zbrazur pesë ditë pas mbushjes.
Bëhet e ditur se në këtë rezervuar kanë qasje gjashtë persona dhe policia ka hapur rastin si “vjedhje”.
“Është raportuar se rezervuari i furnizimit me naftë për QMF-në, për kundër së me 27.10.2021 është mbushur nga kompania, tani është i zbrazur dhe se këtu kanë qasje gjashtë persona”, njofton policia.
Policia është duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e këtij rasti.