Granit Xhaka ishte në vëmendjen kryesore në ndeshjen Zvicër-Serbi.
Ai u shpall lojtari më i mirë i takimit ku Zvicra triumfoi 3:2 dhe u kualifikua tutje në Botëror, duke e eliminuar Serbinë.
Por, ai pati disa përleshje verbale e fizike me lojtarët serbë.
Në një moment, ai e kapi organin gjenital, duke ia “treguar” bankës rezervë të Serbisë.
Ky gjest nga analistja Zana Avdiu u cilësua si i turpshëm dhe akt prej rrugaçi.
“Akti i Granit Xhakes, eshte per turp. Akt prej nje rrugaçi. Dhe, fatkeqesia eshte, qe asnje nuk la pa e shpernda ate foto. Pra, zero nivel, ne nje shtet te tane!”, shkroi Avdiu.