Muhamet Gashi, kryetar i degës së Nismës në Klinë, përmes një postimi të bërë në FB, u ka uruar mirëardhje dhe rrugëtim të përbashkët politik, dy të rinjëve, Jeton Gashit dhe Enis Gashit të cilët aderuan nga Lëvizja Vetëvendosje.
Por, nënkryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Klinë, Zafer Gashi, ka mohuar se këta dy të rinjë ishin pjesë e VV-së.
I njëjti për Klina Info ka thënë se ata asnjëherë s’kanë qenë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Dy të rinjtë që iu bashkuan Nismës, nuk kanë qenë pjesë e Vetëvendosjes asnjëherë. Motra e njërit prej tyre ka qenë anëtarë, por këta jo”, ka thënë Gashi.
2 anëtarë të VV-së, iu bashkuan Nismës Socialdemokrate në Klinë