Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka shënuar autogol të enjten në mbrëmje.
Ankaragucu fitoi në fund falë autogolit të mbrojtësit kosovar kundër Kasimpasas me rezultatin minimal 1:0, në kuadër të xhiros së 20-t në Superligën e Turqisë.
Goli i vetëm në këtë duel u realizua në minutën e 16-të, ndërsa mbrojtësi shqiptar e nisi ndeshjen si qendërmbrojtës.
Te skuadra e Ankaragucut, Endri Çekiçi luajti për 79 minuta dhe u zëvendësua nga Idriz Voca, reprezentuesi tjetër i Kosovës.Hadërgjonaj luajti për 90 minuta me skuadrën vizitore, derisa Loret Sadiku u zëvendësua 10 minuta para fundit.
Ankaragucu është në vendin e 19, e në po aq ndeshje ka 18 pikë.
Kasimpasa pozicionohet në vendin e 16 pas 19 xhirove me 22 pikë në total.