Teuta Marku, xhudistja më e re nga Klina, ka fituar medaljen e argjendtë në Garën Ndërkombëtar të Xhudos në Malin e Zi, në kategorinë deri 31 kg.
Teuta është vetëm 11 vjeçe, ndërsa është emër që premton shumë në sportin e xhudos, një shpresë kjo që vogëlushja t’i prek majat e suksesit edhe në gara botërore.
11 vjeçja është nga fshati Deiq i Klinës, dhe është nxënëse e kampiones botërore Majlinda Kelmendi, derisa mësimet e xhudos i merr në klubin e njohur Ipon në Pejë.
Teuta aktualisht vijon mësimet në klasën e VI-të, në shkollën fillore “Motrat Qiriazi” në Klinë!