Xhiro e dytë e Premier League, duele të ‘nxehta’ sot në futbollin anglez

Xhiro e dytë e edicionit 2024-25 të Premier League vijon sot me disa ndeshje interesante.

Ndeshja hapëse e kësaj xhiro do të zhvillohet në stadiumin “Amex”, ku Brighton do ta presë Manchester United, me fillim nga ora 13:30, shkruan Sinjali Sporti.

Manchester United ka humbur 43% të takimeve të tyre në Premier League me Brighton (gjashtë nga 14), e cila është përqindja më e lartë e humbjeve kundër një kundërshtari të vetëm.

Kampioni Manchester City do të ketë punë në shtëpi me skuadrën e promovuar në ligë këtë sezon, Ipswich Town, në duelin që fillon nga ora 16:00.

Në po të njëjtin orar luan edhe Tottenham, ku do të jetë nikoqir i skuadrës së Everton.

E dita do të mbyllet me një super duel, që është ai mes Aston Villas dhe Arsenalit.

Kujtojmë që Aston Villa ishte ekipi i vetëm nga sezoni i kaluar që kompletoi ‘dopietën’ e fitoreve në ligë ndaj Arsenalit, duke ia marrë të gjashtë pikët e plota.

Skuadra e Mikel Artetës sigurisht se do të kërkojë një ‘hakmarrje’, veçanërisht duke e ditur se praktikisht e humbi titullin po nga Aston Villa, kur u mposht 2-0 në Emirates në ndeshjen e dytë.

Orari i të gjitha ndeshjeve sot:

13:30

Brighton – Man Utd

16:00

Man City – Ipswich

Crystal Palace – West Ham

Fulham – Leicester

Southampton – Nottingham

Tottenham – Everton

18:30

Aston Villa – Arsenal